Lionel Messi me statistika individuale më të mira se çdo futbollist tjetër këtë sezon

  • 18 December 2018 - 10:54
Lionel Messi me statistika individuale më të mira se çdo futbollist tjetër këtë sezon

Lionel Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri 2018/19 dhe ka statistika individuale më të mira se çdo futbollist tjetër në çdo kategori.

Superylli argjentinas e frymëzoi Barcelonën të dielën drejt hakmarrjes së ëmbël ndaj Levantes, skuadrës që sezonin e kaluar ia kishte ndërprerë ecurinë prej 36 ndeshjeve pa humbje në La Liga në një ndeshje pa praninë e Messit, duke e mposhtur 5-0 falë het-trikut dhe dy asisteve të tij.

Messi tani ka 14 gola dhe 10 asiste në La Liga nga po kaq ndeshje të luajtura.

Sulmuesi i Barçës po ashtu i ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve, dy më pak se Robert Lewandowski, i cili dy prej tyre i ka shënuar dy nga penalltia dhe në gjashtë takime.

Nga top pesë ligat evropiane, Messi ka statistikat më të mira individuale:

Më së shumti gola: 14

Më së shumti asiste: 10

Më së shumti pasime kyçe për ndeshje: 3.6

Më së shumti driblime për ndeshje: 4.4

Më së shumti gola nga goditja e dënimit.

 

 

Lionel Messi so far this season:

?? Top Goalscorer (14)
?? Most Assists (10)
?? Most key passes per game (3.6)
?? Most dribbles per game (4.4)

? 5th in Ballon d'Or

That's right we're still not over it... ????

 
 
(Kosova Sot)