Wanda i shokon tifozët e Interit: Klubi deshi ta shiste Icardin në Juventus

  • 18 December 2018 - 12:45
Wanda i shokon tifozët e Interit: Klubi deshi ta shiste Icardin në Juventus

Në emisionin sportiv Tiki Taka në Mediaset ku është e ftuar e përhershme Wanda Nara ka tërbuar drejtuesit e Interit me deklarata e saj. Edhe pse në ditët e fundit është folur se rinovimi i kontratës së kapitenit argjentinas me skuadrën zikaltër është shumë afër, agjentja e Icardit ka mohuar kategorikisht diçka të tillë.

Bashkëshortja e futbollistit zbuloi disa prapaskena shumë interesante të “telenovelës” së verës. “Inter dëshironte ta shiste Icardin te Juventusi. Këta të fundit më thanë se Ronaldo-Icardi ishte dyshja që do kemi dhe nuk do blejmë një tjetër sulmues. Pikërisht Icardi ishte ai i cili nuk donte që ky transferim të kryhej”,u shpreh menaxherja e futbollistit.

Gjithashtu, ajo foli edhe për  rinovimin e kontratës: “Jemi shumë larg marrëveshjes. Icardi dëshiron të qëndrojë por nuk ka asnjë ofertë nga Interi. Icardi është një lojtar i cili nuk diskutohet”.

Mbetet për tu parë nëse “Maurito” do qëndrojë apo jo tek Interi. Merkato po vjen dhe “divorci” mund të kryhet në qoftë se gjërat vazhdojnë kështu.

(Kosova Sot)