Ky është dëmshpërblimi i “çmendur” që Mourinho i mori Manchesterit

  • 18 December 2018 - 14:25
Ky është dëmshpërblimi i “çmendur” që Mourinho i mori Manchesterit

Jose Mourinho u largua sot nga stoli i Manchester United teksa u shkarkua nga drejtuesit e klubit.

Megjithatë, Mou nuk largohet kurrë i humbur. Portugezi nuk do ikë duarbosh nga skuadra angleze.

Ai do të përfitojë plot 24 milionë paund dëmshpërblim, për shkak të prishjes të njëanshme të kontratës.

Kujtojmë që portugezi rinovoi në janar të këtij viti, teksa kontrata e tij skadonte në vitin 2020. Shkak për largimin e Mourinhos u bë disfata ndaj Liverpoolit ku dy nga golat e ndeshjes i shënoi Xherdan Shaqiri.  

Manchester Unitedi nuk ishte aspak mbresëlënës në ndeshjen e së dielës kundër Liverpoolit në Anfield, e cila përfundoi me rezultat 3-1 për vendasit. Gjatë kësaj ndeshje, skuadra e Mourinhos arriti t’i bëjë vetëm gjashtë goditje drejt portës, në krahasim me 36 të skuadrës së Jurgen Kloppit.

 

(Kosova Sot)