Kloppi e ngushëllon Mourinhon

  • 18 December 2018 - 16:29
Kloppi e ngushëllon Mourinhon

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka mbështetur Jose Mourinhon , i cili u shkarkua sot nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinhon, duke thënë se ai është një trajner i mrekullueshëm dhe duke e lavdëruar për titujt që i ka fituar gjatë karrierës së tij.

Mourinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pas disfatës kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në fundjavë. Në 144 ndeshje me “Djajtë e kuq”, Mourinho i ka arritur 84 fitore, 32 barazime , 28 humbje, me më një përqindje prej 58.3 fitoreje.

Në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin, Mourinho i fitoi tre tituj: Evropa Ligë, League Cup dhe Community Shield. Sezonin e kaluar, të dytin për të, ai nuk arriti të fitojë asnjë titull me klubin e tij.

Mirëpo, ky sezon ka qenë mjaft zhgënjyes për Manchester Unitedin, pasi që ata tashmë janë 19 pikë prapa liderëve, Liverpoolit, dhe kjo gjë ka bërë që ai të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas dy viteve e gjysmë në këtë pozitë.

“Ai është shumë garues, shumë ambicioz dhe është e pabesueshme sa i suksesshëm ka qenë. Mund ta paramendoj se muajt e fundit nuk ishin aspak argëtuese, veçanërisht për të”, ka thënë Klopp pas shkarkimit të Mourinhos.

“Askush nuk mund t’i injorojë gjërat që ia i ka fituar gjatë karrierës së tij. Ai është një trajner i mrekullueshëm”, shtoi ai. 

 

(Kosova Sot)