Fotografitë më qesharake nga shkarkimi i Mourinhos

  • 18 December 2018 - 16:36
Fotografitë më qesharake nga shkarkimi i Mourinhos

Pasi Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedi, reagimet dhe talljet me portugezit nuk kanë ndalur, pasi që edhe shumë tifozë të “Djajve të kuq” janë gëzuar nga lajmi për shkarkimin e tij.

Mourinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pas disfatës kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në fundjavë. Në 144 ndeshje me “Djajtë e kuq”, Mourinho i ka arritur 84 fitore, 32 barazime , 28 humbje, me më një përqindje prej 58.3 fitoreje,

Në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin, Mourinho i fitoi tre tituj: Evropa Ligë, League Cup dhe Community Shield. Sezonin e kaluar, të dytin për të, ai nuk arriti të fitojë asnjë titull me klubin e tij.

Mirëpo, ky sezon ka qenë mjaft zhgënjyes për Manchester Unitedin, pasi që ata tashmë janë 19 pikë prapa liderëve, Liverpoolit, dhe kjo gjë ka bërë që ai të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas dy viteve e gjysmë në këtë pozitë.

(Kosova Sot)