Fjalët e Mourinhos duke u larguar nga hoteli i Manchester Unitedit

  • 18 December 2018 - 17:10
Fjalët e Mourinhos duke u larguar nga hoteli i Manchester Unitedit

Pasi u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho para disa minutash u largua nga hoteli në të cilën qëndroi gjatë këtyre dy viteve e gjysmë në pozitën e trajnerit të “Djajve të kuq”, Hotel Lowry.

Mourinho u shkarkua sot nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pas disfatës kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në fundjavë. Në 144 ndeshje me “Djajtë e kuq”, Mourinho i ka arritur 84 fitore, 32 barazime , 28 humbje, me më një përqindje prej 58.3 fitoreje.

“Mirupafshim, djelmosha”, dëgjohet duke i thënë Mourinho gazetarëve të cilit kishin shkuar para hotelit ku ai qëndroi për këto dy vite e gjysmë në Mançester.

Portugezi u përshëndet me stafin e hotelit dhe me fotografët dhe u largua nga hoteli të cilin e kishte pasur si shtëpi 895 ditë. Kur një nga personat e pranishëm e pyet atë se si po ndihet, Mourinho përgjigjet vetëm duke thënë: “Në rregull, shoku im”.

Në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin, Mourinho i fitoi tre tituj: Evropa Ligë, League Cup dhe Community Shield. Sezonin e kaluar, të dytin për të, ai nuk arriti të fitojë asnjë titull me klubin e tij.

Mirëpo, ky sezon ka qenë mjaft zhgënjyes për Manchester Unitedin, pasi që ata tashmë janë 19 pikë prapa liderëve, Liverpoolit, dhe kjo gjë ka bërë që ai të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas dy viteve e gjysmë në këtë pozitë. 

 

 

(Kosova Sot)