Sky Italia: Interi i ka ofruar kontratë të re Icardit

  • 18 December 2018 - 18:39
Sky Italia: Interi i ka ofruar kontratë të re Icardit

Kontradiktat që tha sot gruaja e Mauro Icardit, që është edhe agjente e tij, që kapiteni i Interit nuk ka marrë ofertë për kontratë të re, janë demantuar nga Sky Sport Italia të cilët thonë se një marrëveshje për të fituar gjashtë milionë euro në sezon tashmë i është ofruar atij

Sulmuesi argjentinas, ka klauzolë 110 milionë në kontratën, por ajo është valide vetëm dy javët e para të muajit korrik.

Kaltërzinjtë janë në gjendje që ta rrisin pagën e lojtarit dhe ta largojnë klauzolën, në mënyrë që Icardi të vazhdoj përkushtimin e tij për klubin edhe disa vite.

Mbrëmë, agjentja e tij, Wanda Icardi, që është edhe gruaja e Icardit ka insistuar që dy palët janë “shumë larg arritjes se një marrëveshjeje të re” dhe “oferta e Interit nuk ekziston”.

Megjithatë, njëra prej mediave më të fuqishme në Itali insiston që atij i është ofruar gjashtë milionë euro pagë për sezon, një rritje për 1.5 milionë euro nga kontrata e tanishme.

Duket se kjo nuk e ka bindur Icardin dhe agjenten e tij, pasi që lojtarë si; Gonzalo Higuain, Edin Dzeko dhe Paulo Dybala paguhen më shumë, pavarësisht se janë më jo efektiv se kapiteni i Interit. 

 

(Kosova Sot)