Milan kërkon këndellje kundër Bolognas

  • 18 December 2018 - 19:58
Milan kërkon këndellje kundër Bolognas

Milan do të luajë sonte ndeshjen kundër Bolognas nga xhiro e 16 të Seria A

Kështu, ata kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare ku shihet se për kuqezinjtë në formacionin startues është kthyer Romagnoli, kurse në mbrojtje, një kokëçarje e madhe kohëve të fundit për Milanin ka startuar Abate në mbrojtje.

Pas eliminimit nga Europa Ligë, Milan tani do të koncentrohet vetëm në Serie A, ku do të kërkon rezultate sa më pozitive për të përfunduar në vendin e katër, i cili vend dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në sulm Milan ka startuar me treshen e tyre më të mirë: Calhanoglu, Cutrone dhe Higuan. 

Formacionet zyrtare:

Bologna: Skorupski; Calabresi, Danilo, Helander; Mattiello, Poli, Nagy, Svanberg, Mbaye; Santander, Palacio

Milan: G Donnarumma; Calabria, Romagnoli, Zapata, Rodriguez; Suso, Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Cutrone, Higuain.

 

(Kosova Sot)