Leicester dhe City sonte luajnë për një vend në gjysmëfinalen e Carabao Cup, starton Murici

  • 18 December 2018 - 20:09
Leicester dhe City sonte luajnë për një vend në gjysmëfinalen e Carabao Cup, starton Murici

Leicester City e pret sonte në shtëpi të vet kampionin e Anglisë dhe fituesin e vitit të kaluar të Carabao Cup, Manchester City në përpjekje për të kaluar në gjysmëfinale të këtij trofeu në Angli

Leicester City dhe Manchester City do të luajnë sonte në King Poëer Stadium ndeshjen e parë çerekfinale të Carabao Cup.

Manchester City e kishte fituar vitin e kaluar këtë trofe, ku në finale kishte mposhtur Arsenalin, ndërkaq Leicester është në kërkim të një trofeu pas suksesit të tyre në 2016 ku fituan Premier Ligën.

Në formacionin e Leicester shihen disa nga yjet e tyre që luajnë edhe në ndeshjet e Premier Ligës si Maguire, Ihanacho, etj.

Ndërkohë për Manchester Cityn ka startuar, si zakonisht në këtë kupë edhe portieri i Kosovës, Aro Muric, ndërkohë nga ekipi i tij i parë të Pep Guardiolës është vetëm Kun Aguero dhe De Bryene kurse lojtarët e tjerë janë lojtarë të ri, nga akademia e Manchester City. 

 

(Kosova Sot)