River Plate eliminohet nga Botërori i klubeve nga arabët e Al-Ain

  • 18 December 2018 - 20:54
River Plate eliminohet nga Botërori i klubeve nga arabët e Al-Ain

Ndeshja e dytë në Botërorin e Klubeve që organizohet nga FIFA ka përfunduar në kohë të rregullt 2-2. Janë dashur penalltitë për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje . River Plate është eliminuar pas ekzekutimit te penalltive ku nga pika e bardhë ka dështuar që të shënoi

Kampioni i Amerikës së Jugut, të cilët para dy jave fituan Copa Libertadores, ka luajtur sot kundër kampionit të Al-Ain që në këtë garë luan në cilësinë e nikoqirit.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të River Plate. Por, të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin ekipi arab, ku në minutën e tretë shënoi Marcus Berg.

Por, River Plate reagoi dhe arriti që të barazoi me Rafael Santos Borre në minutën e 11-të, kurse goli i dytë erdhi në minutën e 16-të ku edhe u përmbys rezultati. Ishte Borre që shënoi përsëri.

Me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë arabët reagojnë shpejt dhe barazuan rezultatin në minutën e 51-të.

River Plate pati posedimin dhe sulmoi më shumë por një penallti të fituar në minutën e 69-të nuk arriti që ta konvertoi në gol Gonzalo Martinez.

Në pjesën e parë të shtesave dy herë nga 15 minuta, prapë pati një dominim të River Plate, por që nuk arritën të kalojnë në epërsi.

Edhe pjesa e dytë e shtesave përfundojë pa gola kurse për fituesin u ekzekutuan penalltitë.

Nga penalltitë u treguan më të suksesshëm futbollistët e Al-Ain, të cilët fituan me rezultat 4-5.

Me këtë fitore arabët kalojnë tutje kurse River Plate eliminohet nga Botërori i Klubeve. 

 

(Kosova Sot)