Drejtori i Interi i reagon Wandas: Ju kemi ofruar ofertë të re për Icardin

  • 18 December 2018 - 21:38
Drejtori i Interi i reagon Wandas: Ju kemi ofruar ofertë të re për Icardin

Drejtori i Interit, Piero Ausilio i ka reaguar Wanda Naras, e cili ka insistuar se Mauro Icardi “ka marrë kontratë para dy muajve por për këtë moment ajo nuk është pranuar”.

Vazhdojnë lajmet kontradiktore, pasi që gruaja e icardit dhe agjentja tha se ata janë “shumë larg” arritjes se një marrëveshje të re për një kontratë me Interin.

“Oferta e Interit nuk ekziston. Me duhet të ulem dhe të bisedojë me ta dhe këtë nuk e kam bërë. Interi dëshironte ta dërgonte Icardin në Juventus, por ishte Mauro i cili tha ‘jo’ pasi që dëshironte të rrinte në Inter”.

Këtë mbrëmje për gazetarët ka folur Ausilio gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve për më të mirët e këtij viti dhe është përgjigjur komenteve të saj.

“Ne jemi konsistent nga ajo çfarë ne kemi thënë muajve të kaluar. Ne jemi të lumtur me Icardin si lojtar, me atë çfarë ai jep në fushë për Interin. Ai gjithmonë merr përgjegjësi dhe nuk ka frikë ndaj asnjë skuadër”.

“Gjërat e tjera nuk kanë rëndësi: është një zyre qendrore zyrtare, unë jam në dispozicion te të gjithëve. Agjentja e Icardit e di se ku mund të me gjejë, qoftë në zyre apo në telefon. Të tjerat gjëra, mediat sociale, mediat, dhe boks office i Krishtlindjeve nuk me intereson”.

“Kam qenë shumë i ndershëm, i them gjërat si qëndrojnë. Icardi ka marrë një ofertë për kontratë të re dy vite me parë dhe e ka nënshkruar. Propozimi i fundit ka qenë para dy muajve, ai e ka marrë por ka thënë se për momentin nuk e pranon”.

“Kjo nuk do të thotë se ne do ta lëmë sulmuesin të shkojë. Sa i përket kësaj, ne duam që të vazhdojnë negociatat dhe të vazhdojmë që të punojmë së bashku”.

“Inter dhe unë do të bisedojmë për këtë gjë në zyre, në qendrën tonë, jo në rrjetet sociale apo në televizion. Beppe Marotta dhe unë jemi në dispozicion të tyre”.

“Sa për deklaratat që ne dëshiruam ta shesim atë në Juventus, i përgjigjem me një buzëqeshje dhe pa asnjë koment. Nuk është mirë të jepen emra, sidomos në kohë Krishtlindjesh”, ka thënë ai në fund. 

 

(Kosova Sot)