Aro Muric hero, kualifikon Cityn në gjysmëfinale të Carabao Cup

  • 18 December 2018 - 23:08
Aro Muric hero, kualifikon Cityn në gjysmëfinale të Carabao Cup

Kanë përfunduar me barazim 90 minuta të ndeshjes Leicester City-Manchester City, ndeshje kjo në kuadër të çerekfinales së Carabao Cup, gjë që janë dashur penalltitë për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje. Hero i kësaj ndeshje ishte Aro Muric që priti dy penallti për City duke e kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup

Ndeshja çerekfinale në mes të Leicester City-Manchester City ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, derisa janë dashur të ekzekutohen penalltitë për ta përcaktuar gjysmëfinalistin e dytë, pasi që në ndeshjen tjetër Burton Albion ka siguruar gjysmëfinalen.

Pjesën e parë e fitoi Manchester City, pas një supergoli te të rikthyerit nga lëndimi, Kevin De Bryene në minutën e 14.

Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Leicestser pati më shumë nga loja dhe arriti që ta barazoi rezultatin në minutën e 73-të.

Ishte Albrighton, ish lojtari i Aston Villas që barazoi pas një topi të mirë që mori nga Ndidi.

Pas golit të barazimit, Mahrez kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por topi kaloi jashtë.

Pas kësaj u desh të ekzekutohen penalltitë, ku në portë për Cityn ishte Aro Muric, portieri i Kombëtares se Kosovës.

Nga ekzekutimi i penalltive, Fughs nga Leicester dhe Sterling i humben penalltitë e dyta, kurse Muric priti penalltinë e Madisson dhe Soyncu.

Kështu City është skuadra e dytë pas Burton Albion që kalon në gjysmëfinale të kësaj kupe.

 

(Kosova Sot)