Habit ylli spanjoll, shpenzoi 5 mijë euro për të eliminuar ish-të dashurën

  • 19 December 2018 - 09:31
Habit ylli spanjoll, shpenzoi 5 mijë euro për të eliminuar ish-të dashurën

E çuditshme por e vërtetë. Futbollisti i PSG-së, Jese Rodriguez, i ka surprizuar të gjithë me historinë e tij, teksa në një prononcim për mediat franceze, ka zbuluar se ka shpenzuar plot 5 mijë euro me mesazhe, për të eliminuar ish-të dashurën e tij, Aurah Ruiz nga një spektakël televiziv në Spanjë.

Jese u nda me të dashurën e tij dhe për t’u hakmarrë ndaj saj, vendosi ta penalizonte duke votuar me mesazhet e që ajo të eliminohej nga spektakli VIP.

25-vjeçari, i cili është në pronësi të skuadrës së PSG-së, është i huazuar së fundmi te skuadra e Stok Sitit në Angli, teksa gjasat janë të mëdha që ai të rikthehet në Spanjë, pasi për të ka shfaqur interes Real Valadolid.Në të kaluarën spanjolli ka veshur fanellën e Real Madrid, PSG si dhe Las Palmas.

 

(Kosova Sot)