895 ditë dhe rreth 1 milion euro: Fatura e majme e qëndrimit të Mourinhos në hotel

  • 19 December 2018 - 13:04
895 ditë dhe rreth 1 milion euro: Fatura e majme e qëndrimit të Mourinhos në hotel

Lowry Hotel i tha lamtumirë të martën banorit të vet më të famshëm dhe me qëndrimin me të gjatë, Jose Mourinhos, pasi Manchester Unitedi e shkarkoi atë nga pozita e trajnerit.

Sikur Jose Mourinho ta pyeste Ed Woodwardin, “A mund të ma jepni edhe një sezon tjetër?” të martën në mëngjes, është e qartë se cila do të ishte përgjigja.

Manchester Unitedi sapo e emëroi Ole Gunnar Solskjaserin në pozitën e trajnerit të përkohshëm, deri në fund të sezonit, para se ta gjejë një trajner të ri afatgjatë, për ta ndryshuar operimin e futbollit në klub. Por, dhe një institucion tjetër të Mançesterit e ka marrë rrjedha.

Vendim i Jose Mourinhos për të qëndruar në hotelin me pesë yje Lowry është dokumentuar shumë mirë, me natyrën e qëndrimit të tij të gjatë që pritet të shërbejë si metaforë për një qëndrim të parehatshëm dhe grindavec në një klub, në të cilin s’është ndier kurrë tamam si në shtëpinë e vet.   

Pasi u shkarkua pak pas orës 10:00, trajneri portugez pati mundësi ta shmangë çregjistrimin e vonshëm nga hoteli, të paktën. Gjithsesi, kjo do të përbënte një ndryshim të vogël në faturën e përgjithshme të qëndrimit të tij në hotel.

Një natë qëndrimi në këtë hotel kushton mesatarisht 785 funte.

Ai e nisi zyrtarisht si trajner i Unitedit më 1 korrik 2016 dhe u regjistrua në Lowry pesë ditë më vonë, që do të thotë se fatura e dhomës së tij gjatë 895 ditëve ka kushtuar plot 702.575 funte.

 

 

 

(Kosova Sot)