NBA: Përsëri disfatë për Lakersat e LeBron James

  • 19 December 2018 - 13:10
NBA: Përsëri disfatë për Lakersat e LeBron James

Moment jo për Los Angelos Lakers në NBA. LeBron James me shokë pësuan humbjen e dytë radhazi duke e rrezikuar pozitën e tyre në klasifikimin e konferencës së Perëndimit. Në Barclays Center 16-herë kampionët e NBA u mposhtën me rezultatin 115-110 nga Brooklyn Nets duke pësuar disfatën e 13-të në 31 takime gjithsej.

Mbreti James e bëri siç duhet punën e tij pasi realizoi 36 pikë ndërsa kontribuoi edhe me 8 asiste e 13 rikuperime, por as paraqitja e shkëlqyer e LeBron dhe as 45 pikët e dyshes Lonzo Ball-Kyle Kuzma nuk u mjaftuan  Lakers-ave për të evituar këtë disfatë. Te Brooklyn spikati ish basketbollisti i skuadrës kaliforniane D’Angelo Rusell, autori i 22 pikëve por edhe 13 asisteve e 4 rikuperimeve.

Vijon forma e mirë e Denver Nuggets që regjistroi suksesin e 4-t radhazi pasi mposhti 126-118 Dallas Mavericks duke ruajtur kreun në konferencën e Perëndimit. Serbi Nikola Jokic ishte padiskutim më i miri mbi parket për Nuggets në Pepsi Center pasi realizoi 32 pikë ndërsa shtoi edhe 16 rebound.

Te miqtë nga Teksasi nuk mjaftuan 53 pikët e dyshes Barnes-Doncic. Për Dallas kjo ishte humbja e tretë radhazi.

La pas momentin negativ Atlanta Hawks. Skuadra nga Georgia u rikthye te fitorja falë suksesi 118-110 ndaj Washington Wizards. Diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e Atlantës ndërkohë që kryqytetasve nuk u mjaftoi paraqitja e Bradley Beal autori i 29 pikëve. U ndal në 7 ecuria e fitoreve radhazi për Indiana Pacers.

Në Indianapolis Indiana u mposht me rezultatin e ngushtë 91-92 nga Cleveland Cavaliers në një sfidë ku lojtari që spikati më shumë ishte lituanezi Sabonis i vendasve me 17 pikë. 

 

(Kosova Sot)