Gjigantët anglezë në garë për Iscon, njëri prej tyre ofron 77 milionë euro për spanjollin

  • 19 December 2018 - 13:19
Gjigantët anglezë në garë për Iscon, njëri prej tyre ofron 77 milionë euro për spanjollin

Chelsea është futur në garë me Manchester Cityn dhe Arsenalin për ta transferuar mesfushorin e Real Madridit, Iscon, gjatë afatit kalimtar të janarit. Të kaltrit tanimë e kanë bërë gati ofertën prej 77 milionë eurosh.

Drejtuesit e Chelseat janë të gatshëm t’i shpenzojnë 77 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Iscos, të cilin do të tentojnë ta bindin përmes kontratë katërvjeçare e gjysmë me pagë prej 300 mijë eurove në javë.

Mesfushori spanjoll besohet se është i gatshëm të transferohet në Stamford Bridge, pasi që Arsenali është duke u vonuar me ofertën, ndërsa Manchester City nuk dëshiron ta transferojë atë deri në afatin kalimtar të verës.

Maurizio Sarri, i cili tanimë i ka filluar negociatat me drejtorin sportiv, Marina Granovskaia, i cili është tifoz i madh i Iscos dhe dëshiron ta përshtatë spanjollin me yllin e skuadrës londineze, Eden Hazard.

Ky sezon ka qenë mjaft i vështirë për Iscon, i cili e ka humbur vendin e tij në formacionin e parë pasi në pozitën e trajnerit u emërua Santiago Solari. 26-vjeçari nuk ka qenë titullar në asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit të La Ligës.

Ai u fishkëllye nga tifozët në ndeshjen e javës së kaluar të Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moscoë. 

 

(Kosova Sot)