Ibrahimovici shpjegon përse s’u kthye në Milan

  • 19 December 2018 - 14:21
Ibrahimovici shpjegon përse s’u kthye në Milan

Zlatan Ibrahimovici e ka shpjeguar vendimin për ta refuzuar Milanin dhe për të vazhduar me LA Galaxy, duke thënë se ka shkuar në MLS për ta përfunduar karrierën.

Muajin e fundit u raportua bujshëm se sulmuesi suedez do t’i bashkohej sërish Milanit, pas dështimin të La Galaxy për t’u kualifikuar në play-off të MLS-së.

Megjithatë, klubi amerikan njoftoi dje se ish-sulmuesin i Juventusit dhe Interit do të vazhdojë me klubin edhe për një sezon tjetër.

“Është folur shumë, ama unë nuk u largova asnjëherë”, tha 37-vjeçari.

“Ende nuk kam mbaruar me MLS-në, kam akoma gjëra për të bërë. Sezoni im i parë ishte thjesht nxehje, prandaj i dyti do të jetë ndryshe”, shtoi Ibra.

“E njoh ligën dhe kundërshtarët shumë më mirë tani, plus ndihem më mirë fizikisht. Kam ardhur këtu për ta mbaruar karrierën”, theksoi ai. 

 

(Kosova Sot)