Kështu festuan lojtarët e Man Unitedit pas shkarkimit të Mourinhos

  • 19 December 2018 - 14:48
Kështu festuan lojtarët e Man Unitedit pas shkarkimit të Mourinhos

Futbollistët e Manchester Unitedit u gëzuan mjaft shumë kur e morën lajmi se Jose Mourinho ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit dhe madje The Mirror raporton se ata kishin festuar së bashku në zhveshtore.

Para se të merrej vendimi për shkarkimin e portugezit, drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, ishte takuar me futbollistët për t’i pyetur ata për mendimin e tyre për Mourinhon, dhe vetëm dy prej tyre, Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic, e kishte mbajtur anën e portugezit.

Pogba ishte futbollisti i cili kishte festuar më së shumti pasi që marrëdhënia e tij me trajnerin tanimë ishte prishur plotësisht. Megjithatë, problemet mes këtyre të dyve përfunduan dje, kur u bë e ditur se Mourinho ishte shkarkuar.

Ky lajm kishte ndikuar në mënyrë dramatike në atmosferën në qendrën stërvitore të Manchester Unitedit, Carrington. Pogba ishte lideri i festimeve në zhveshtore, përderisa edhe shumë lojtarë të tjerë nuk mund ta fshihnin gëzimin e tyre.

“Askush nuk dëshiron që dikush ta humbë punën, por ishte një atmosferë plotësisht e ndryshme pasi që lojtarët ishin të lumtur përsëri, ishin duke buzëqeshur edhe kur vazhduan me stërvitjet”, ka thënë një burim i The Mirror.

“Atmosferë mes një dite më parë dhe asaj dite ishte sikur nata me ditën”. 

 

(Kosova Sot)