Dembele tallet në rrjetet sociale me vonesat e tij në stërvitje

  • 19 December 2018 - 16:02
Dembele tallet në rrjetet sociale me vonesat e tij në stërvitje

Pasi që sulmuesi francez i Barcelonës u vonua disa herë në seancat stërvitore me Barcelonën, problemet e Ousmane Dembeles me kohës janë bërë të njohura për të gjithë tifozët e futbollit gjatë kohës së fundit.

Të mërkurën, francezi i përdori rrjetet e tij sociale për t’u tallur me kritikat që i ka marrë gjatë kohës së fundit për sjelljen e tij, sidomos për shkak se është bërë e ditur që e ka zakon të vonohet në seancat stërvitore.

Francezi postoi një koment të tij në llogarinë e tij në Twitter dhe mori përgjigje nga një tifoz i Barcelonës, i cili ia kujtoi atij të shkonte në seancë stërvitore. Atij iu përgjigj përsëri Dembele, duke shkruar se do të shkojë nesër në stërvitje.

 

Kjo gjë nuk ndaloi këtu pasi që bashkëkombësi i Dembeles, Benjamin Mendy, u përfshi në këtë debat, duke e postuar një foto të yllit të Barcelonës duke fjetur i lumtur në shtrat. Kësaj fotoje, Dembele iu përgjigj duke thënë: “Ti je i lumtur, bravo Ben”, ndërsa Mendy ia ktheu: “Fotoja më e mirë në botë, shoku im”.

Marc Bartra i Real Betisit u përfshi gjithashtu, pasi që ai kishte luajtur së bashku me Dembelen për një periudhe në Dortmund. “Po unë? Jam ende shoku yt”, shkruan Barta në Twitter.