Lojtari e bën për spital gjyqtarin

  • 19 December 2018 - 16:12
Lojtari e bën për spital gjyqtarin

Rikthehen episodet e dhunës në futbollin argjentinas. Gjyqtari i finales së turneut të përvitshëm vjetor, mes Miter dhe Sportingut është goditur ashpër nga një lojtarë dhe ka përfunduar në spital.

Dhunimi i arbitrit ka ndodhur në minutën e 48-të të pjesës së dytë kur ai i drejtoi kartonin e kuq një futbollisti të skuadrës së Sportingut.

Atij ju desh më pas që të qëndronte për rreth 50 minuta i shtrirë në tokë në momentin e parë pa ndjenja, deri sa të mbërrinte ambulanca për ta çuar në spital.

Për fat të mirë nuk ka patur dëme serioze, megjithatë i pyetur një ditë më pas për ngjarjen ai ka deklarua se nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur.

(Kosova Sot)