Liverpooli i emocionon të gjithë, kujton fëmijërinë e Xherdan Shaqirit

  • 19 December 2018 - 17:13
Liverpooli i emocionon të gjithë, kujton fëmijërinë e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri është shndërruar në yllin e momentit te skuadra e Liverpoolit.

Ai shënoi dy gola ndaj Manchester United në fundjavë duke siguruar fitoren e madhe për ekipin e tij.

Së fundmi, futbollisti shqiptar ka dhënë një intervistë emocionuese për ‘Liverpool TV’, duke kujtuar fëmijërinë e tij.

 

Teksa sheh foto të vjetra, ai shprehet: "Xherdani i ri. Dija si të pozoja. Është një fanellë e Ronaldos së Brazilit. Ishte një dhuratë për ditëlindje, ishte menjëherë pas Kupës së Botës në vitin 1998. Unë e doja një fanellë të Ronaldos për ditëlindje dhe e mbaja të veshur gjatë gjithë kohës.”

Liverpooli i emocionon të gjithë, kujton fëmijërinë e Xherdan Shaqirit on Vidnews.

 

(Kosova Sot)