Ylli i Barçës: Ndihem më mirë në Barcelonë sesa në vendlindje

  • 19 December 2018 - 17:16
Ylli i Barçës: Ndihem më mirë në Barcelonë sesa në vendlindje

Aq rehat ndihet në Barcelonë portieri i klubit katalonas, Marc-Andre ter Stegen, saqë e ka sqaruar në një intervistë se ai ndihet më rehat në Barcelonë sesa në Monchengladbach, ku kishte lindur.

Ter Stegen ka qenë portieri i parë i Barcelonës tash e një kohë të gjatë dhe gjermani është bërë tani pjesë e rëndësishme e projektit të trajnerit Ernesto Valverde për të arritur më shumë suksese.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua që të shkoja në një qytet ku mund ta identifikoja veten”, ka thënë Ter Stegen për revistën Libero.

“Mendoj se nëse je në një vend që nuk është edhe aq bindës për ty, atëherë ti nuk mund të ndihesh rehat aty për shumë vite dhe të ndihesh mirë në atë vend”.

“Disa lojtarëve nuk u intereson edhe aq shumë, por mua më intereson. Tani ndihem shumë më mirë këtu sesa në qytetin ku kam lindur”.

“Është e nevojshme për një lojtar që të adaptohet dhe jo vetëm sa i përket futbollit, por edhe në aspektin kulturor, të integrohet në atë vend dhe në atë regjion në mënyrë që të ndihet më i lirë”.

Portieri gjerman ia ka dhënë meritën për përshtatjen e tij kaq të mirë në qytetin katalonas fqinjëve të tij.

“Në profesionin tonë, shumë njerëz na shikojnë, por ne jemi njerëz normalë dhe dua të vazhdoj të jem i tillë. Mirësia në lagjen time e ka bërë shumë më të lehtë për mua të përshtatem, nuk është normale që ata të më trajtojnë ata kaq mirë dhe kjo gjë më gëzon shumë”. 

 

(Kosova Sot)