Moratti: Icardi ka të drejtë të kërkojë rritje page

  • 11 janar 2019 - 13:37
Moratti: Icardi ka të drejtë të kërkojë rritje page

Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti, thotë se Mauro Icardi ka të drejtë që të kërkojë rritje page nga klubi zikaltër.

Agjentja e Icardit, që është bashkëshortja e tij, Wanda Nara, ka kërkuar një pagë prej 9 milionë eurove për stinor.

“Çdo vit është nga një problem për rinovimin e Icardit”, ka thënë Moratti.

“Mendoj se lojtari ka të drejtë që të mendojë për një kontratë më të mirë, mirëpo mendoj se klubi ka formuluar një strategji për ta mbajtur atë në ekip”.

(Kosova Sot)