Willian në Barcelonë? E zbulon Sarri

  • 11 January 2019 - 18:00
Willian në Barcelonë? E zbulon Sarri

Maurizio Sarri ka thënë se anësori brazilian Willian nuk do të lejohet të largohet nga Chelsea në janar, pas lajmeve se Barcelona është e gatshme të rinegociojë për transferimin e tij.

Barça u përpoq ta transferojë Willianin verën që lamë pas, duke i bërë tri oferta për të. Ofeta e tretë për brazilianin kishte mberritur në korrik dhe kapte vlerën 55 milionë funte.

Sky Sport Neës raporton se Barcelona ka bërë një propozim interesant, duke ia ofruar Chelseat Malcomin në shkëmbim të Willianit, por Sarri këmbëngul se është e pamundur që Willian të largohet këtë muaj.

I pyetur për interesimin e Barcelonës në Willianin, Sarri tha: "Nuk më thanë asgjë për këtë dje. Nuk kam ide".

"Duhet të pyesni klubin për tregun e transferimeve, sepse nëse më pyesni mua për tregun, atëherë më fusni në telashe, sepse nuk ia kam idenë si të përgjigjem. Willian është shumë i rëndësishëm për ne", shtoi ai. 

(Kosova Sot)