Formacionet e mundshme: Juventus-Milan

  • 15 January 2019 - 23:53
Formacionet e mundshme: Juventus-Milan

Juventusi pritet që të startojë me Douglas Costan dhe me Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybalan në sulm, përderisa për Milanon nga fillimi mund të startojnë edhe Gonzalo HIguain dhe Lucas Paqueta

Ndeshja do të zhvillohet nesër në Jeddah të Arabisë Saudite në orën 17:30 sipas kohës sonë.

Zakonisht kjo ndeshje luhet në mes të fituesit të Skudettos dhe fituesit të Kupës së Italisë, por në këtë rast Juve ka fituar të dyja për sezonin 2017-18, kurse sipas rregullave luan finalisti i Kupës, që është Milan.

Juve ka humbur në dy edicionet e kaluara SuperKupën, edicionin e 2016-ës nkundër Milanit në Doha me penallti, kështu që Max Allegri ka zgjedhur që të bëj disa ndryshime.

Ai në këtë ndeshje duhet të ja del pa të lënduarit Mario Mandzukic, Andrea Barzagli, Medhi Benatia dhe Juan Cuadrado.

Allegri ka konfirmuar që ai do të startojë me njërin nga Douglas Costa apo Federico Bernardeschi, me brazilianin që do të këtë përparësi për formacionin 4-3-3.

Cristiano Ronaldo dhe Dybala do të bëjnë rotacion për rolin e sulmuesit qëndrorë, derisa Joao Cancelo është i favorizuar para ish lojtarit Mattia De Sciglio në anën e djathtë.

Rodrigo Bentancur me gjasë do të luajë në mesfushë para Sami Khediras, përderisa Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi i kanë vendet e garantuara.

Milan duhet të ja del pa të suspenduarin Suso, derisa Lucas Biglia, Giacomo Bonaventura, Andrea Bertolacci dhe Mattia Caldara vazhdojnë të jenë të lënduar.

Gennaro Gattuso ka konfirmuar në një konferencë për shtyp se është “90 për qind i sigurt” që Higuain do të startojë, pavarësisht spekulimeve për një transfer të tij në Chelsea.

Cristian Zapata është i favorizuar para Mateo Mussacchios si mbrojtës, me transferin e janarit Paqueta që mund të paraqitet për herë të dytë në klub, pasi që debutoi me Milanin në fitoren 2-0 për Coppa Italia kundër Sampdorias.

Patrick Cutrone erdhi nga baka për të shënuar në kohën shtesë të dy golat në ndeshjen për kupë, por ai përsëri duket se nuk do të startojë.

Me Suson jashtë, Samu Castillejo dhe Hakan Calhanoglu pritet të startojnë në krah me Higuain në qendër të sulmit për formacionin 4-3-3. 

Formacioni i mundshëm i Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; D. Costa, Dybala, Ronaldo

Formacioni i mundshëm i Milan: Donnarumma; Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Paquetà; Castillejo, Higuain, Calhanoglu.

 

(Kosova Sot)