Gattuso i nervozuar, ia thyen telefonin gazetarit

  • 17 January 2019 - 17:00
Gattuso i nervozuar, ia thyen telefonin gazetarit

Milani mbrëmë pësoi humbje nga Juventusi me rezultatin minimal 1-0 në kuadër të ndeshjes finale të Superkupës së Italisë, që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite, dhe kjo humbje nuk i ka bërë mirë aspak trajnerit Gennaro Gattusos.

Pasi skuadra e Milanit mbërrit në Itali, në aeroportin e Milanos gazetarët filluan filmimin, dhe kjo nuk i pëlqeu italianit, pasi ia gjuajti telefonin e gazetarit në tokë.

Italiani nuk po kalon kohën më të mirë me Milanin, dhe spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë për një shkarkim të mundshëm të tij.

Më poshtë mund ta shihni videon:

(Kosova Sot)