Zbulohet oferta e Man Cityt për Terryn

  • 18 January 2019 - 13:27
Zbulohet oferta e Man Cityt për Terryn

Ish-drejtori ekzekutiv i Manchester Cityt, Gary Cook, ka zbuluar se ai ia kishte ofruar John Terryt 225 mijë euro në javë për ta transferua nga Chelsea. Terry e kishte refuzuar këtë ofertë, por e kishte përdorur për ta bindur Chelsean t’ia ofrojë atij një kontratë të re.

Chelsea ia kishte dhënë Manchester Cityt lejen për të mbajtur bisedime me ish-mbrojtësin anglez gjatë verës së vitit 2009. Megjithatë, ai në fund e kishte refuzuar ofertën për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin, përkundër pagës së mirë.

Manchester City ia kishte bërë këtë ofertë Terryt vetëm 12 muaj pasi drejtimin e klubit e kishte marrë bilioneri Sheikh Mansour. Në ato kohë trajner kishte qenë Mark Hughes, i cili u shkarkua në dhjetor të atij viti.

“Ne ishim në proces për ta transferuar Terryn. [Drejtori ekzekutiv i Chelseat, Peter] Kenyon ishte aty në atë kohë dhe ne biseduam me të. I treguam se çfarë duam të bëjmë dhe i thamë se duam të bisedojmë”, ka thënë Cook.

“Mendoj se kishte shumë besim se Terry nuk do të largohej. Ne biseduam disa herë me Terryn dhe ai vendosi të qëndronte aty ku ishte. Ishte vendimi i duhur. Por, ne nuk kishim ndonjë dokument të gatshëm për të për ta nënshkruar”.

Edhe vet Terry më vonë e kishte zbuluar se ai e kishte përdorur këtë ofertë nga Manchester City për ta arritur një kontratë më të mirë me Chelsean.

“Unë fola me Roman Abramovichin [pronari i Chelseat] në atë kohë dhe i thashë atij se dua të qëndroj, por se Manchester City më kishte bërë ofertë. Kjo gjë të jep fuqi të shtyhesh për një kontratë më të mirë të re”.

(Kosova Sot)