Buffon: Juventusit i kishte munguar një lojtar si Ronaldo

  • 18 January 2019 - 14:27
Buffon: Juventusit i kishte munguar një lojtar si Ronaldo

Ish-portieri legjendar i Juventusit, tani në Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon, e ka lavdëruar sulmuesin Cristiano Ronaldo, duke thënë se skuadrës së Juventusit i kishte munguar një lojtar si portugezi.

33-vjeçari kishte arritur ta fitonte titullin e Ligës së Kampionëve për tri vite radhazi para se të transferohej në Juventus për 112 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, ky vit ishte edhe viti i parë pas tri viteve që nuk e fitoi Topin e Artë.

Portugezi 33-vjeçar e shfrytëzoi mundësinë gjatë verës së kaluar për t’u transferuar në Itali dhe për ta shijuar edhe një përvojë të re në futbollin italian, në Serie A. Në po të njëjtën kohë, Buffoni vendosi të përshëndetet me Juventusin dhe u transferua në PSG.

“Juventusi është shumë ekip i mirë. Kanë qenë të tillë në Evropë gjatë katër apo pesë vjetëve të fundit, por tani janë edhe më mirë që e kanë Ronaldon në skuadër, sepse ai është një lojtar i mrekullueshëm”, ka thënë Buffon.

“Ai erdhi në një skuadër ku mungonte vetëm edhe një lojtar si ai. Tani, Juventusi është kandidat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve. Si ekip, ata janë më të mirët. Por, në Ligën e Kampionëve, askush s’mund të jetë i sigurt se do ta fitojë titullin”.

“Nuk u habita që Ronaldo shkoi në Juventus sepse e kuptoj dëshirën e një kampioni si ai për të kërkuar sfida të reja. Pas shumë vjetëve në të njëjtin vend, ti ke nevojë për sfida të reja për t’u motivuar”.

Portugezi është duke e dëshmuar veten mjaft mirë në Serie A dhe deri më tani e kryeson garën për Këpucën e Artë të Italisë, me gjithsej 14 gola të shënuara, vetëm një më shumë se Krzysztof Piateku i Genoas. 

(Kosova Sot)