20 klubet evropiane me skuadrat më të shtrenjta, Man City e thyen rekordin botëror

  • 18 January 2019 - 14:40
20 klubet evropiane me skuadrat më të shtrenjta, Man City e thyen rekordin botëror

Çmimet për transferimin e lojtarëve janë rritur në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit dhe tani 50 milionë euro konsiderohet si shifër minimale për transferimin e një futbollisti të klasit botëror.

Edhe pse ende asnjë skuadër nuk e ka arritur vlerën prej 1 miliard eurosh, me kalimin e kohës klubet e Evropës po shkojnë gjithnjë e më afër kësaj shifre. Skuadra e Manchester Cityt kushton 800 milionë euro dhe e mban rekordin për skuadrën më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga raporti i lëshuar sot nga UEFA, pas mbikëqyrjes së raporteve financiare të klubeve evropiane përgjatë vitit 2017. Në krahasim me vitin e kaluar, çmimet e skuadrave janë rritur për 13 për qind.

(Kosova Sot)