Presidenti Ilir Meta pret kampionët e xhudos

  • 18 January 2019 - 16:59
Presidenti Ilir Meta pret kampionët e xhudos

Ai iu ka uruar suksese atyre në sfidat e radhës, duke i konsideruar si model suksesi dhe frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka pritur sot në një takim kampionët e xhudos

Ai iu ka uruar suksese atyre në sfidat e radhës, duke i konsideruar si model suksesi dhe frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë.

“Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë.

I'u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës. Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë”, ka shkruar Meta në postimin e tij. 

(Kosova Sot)