“Sky Sports” e quan Shaqirin, si njeriu i...

  • 18 January 2019 - 17:26
“Sky Sports” e quan Shaqirin, si njeriu i...

Klubet e Premier Leagues po mundohen të bëjnë biznes në këtë afat kalimtar, por cili transferim i verës ka shkëlqyer më shumë se të tjerët deri tani këtë sezon?

Nga Felipe Anderson i West Hamit te Xherdan Shaqiri i Liverpoolit, “Whoscored” në bashkëpunim me “Sky Sports” ka përzgjedhur top 10 performuesit më të mirë që kanë ardhur në verë.

Felipe, Anderson, Raul Jimenez, Fabinho, Riyad Mahrez, Ricardo Pereira, Lucas Digne, Lucas Torreira, Lukasz Fabianski, James Maddison dhe Xherdan Shaqiri përfshihen në listë.

Sa i përket mesfushorit shqiptar, “Whoscored” i ka notuar paraqitjet e tij me “Të Kuqtë” deri tani me një mesatare prej 6.91.

Duke komentuar vlerësimin e “Whoscored” për Shaqën, “Sky Sports” shkruan:

“Xherdan Shaqiri ka dalë të jetë një goditje e madhe në ‘Anfield’, më së shumti për paraqitjen e tij në fitoren 3-1 kundër Manchester United, që i kushtoi Jose Mourinhos me humbjen e postit.

“Ylli zviceran ka shtuar një dimension tjetër në sulmin e Liverpoolit dhe dhuron mbulesë kruciale në pozitat sulmuese, gjë që ka ndihmuar skuadrën në garën për titull.

“27-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe dy asistime që nënkupton se ai ka pasur përfshirje direkt në një gol çdo 111.5 minuta, duke arritur edhe numrin e vlerësimit prej 6.91 nga ‘Whoscored’”.

(Kosova Sot)