Maradona për ish të dashurën e tij: Dua t’ia pres kokën

  • 18 January 2019 - 17:31
Maradona për ish të dashurën e tij: Dua t’ia pres kokën

Përveç problemeve shëndetësore, Diego Armando Maradona po kalon edhe një moment të keq nga ana psikologjike pasi është ndarë nga e dashura e tij, Rocio Olivia.

Çifti i jep fund marrëdhënies së tyre pas 6 vitesh së bashku.

Sikur të mos mjaftonte vetëm ndarja, partnerja e tij ka kërkesa ligjore dhe ekonomike nga argjentinasi.

Ky i fundit ka ndërhyrë në lidhje telefonike në një emision duke shpërthyer në fjalë të rënda kundër saj.

Maradona shprehet: “Nuk jam një njeri që rreh gruan, por dua t’ia pres kokën. Ajo më bëri gjithçka mua. I telefonova avokatit të saj dhe më tha se ajo kishte nënshkruar një dokument, ku deklaronte se nuk do të thoshte asgjë”.

“Tani është me pushime, të cilat po i bën me paratë e mia.  Më vjen keq, por unë nuk jam babagjyshi i Krishtlindjeve, që shkon duke pyetur njerëzit për çfarë kanë nevojë dhe t’ua plotësoj dëshirat… Unë punoj, ashtu si të gjithë të tjerët në botë”. 

(Kosova Sot)