E kërkon Chelsea, kjo është përgjigja e Arbër Zenelit!

  • 18 January 2019 - 17:56
E kërkon Chelsea, kjo është përgjigja e Arbër Zenelit!

Futbollisti më i mirë kosovar i momentit flet ekskluzivisht
Mediat britanike kanë shkruar të enjten për një interesim të Chelseat për Arbër Zenelin

Sipas “Sky Sports”, yllit kosovar i skadon kontrata me Heerenveenin në muajin qershor dhe klubi holandez mund ta shesë atë qysh në janar, për të mos e humbur pa para gjatë verës që vjen.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, 23 vjeçari vlerësohet 5 milionë funte dhe “Blues” pritet ta shikojnë atë duke luajtur në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Ajaxit.

Përpos Chelseat, edhe klube të tjera të Premierligës po e vëzhgojnë futbollistin më të mirë të vitit 2018 në Kosovë.

I pyetur rreth interesimit të Chelseat, futbollisti kosovar ka thënë se për momentin është duke menduar vetëm për të tashmen.

“Për momentin dua të fokusohem në ndeshjen ndaj Ajaxit e më pas do të mendoj për të ardhmen”, është shprehur Zeneli

Futbollisti i lindur dhe rritur në Suedi e ka arritur kulmin e karrierës dhe është gati për hapin e radhës. 

(Kosova Sot)