“Arsenali është duke bërë gabim të madh me largimin e Ramseyt”

  • 18 January 2019 - 19:04
“Arsenali është duke bërë gabim të madh me largimin e Ramseyt”

Arsenali është duke bërë një gabim shumë të madhe, duke mos ia vazhduar kontratën Aaron Ramseyt, si pas Jack Collison.

Mesfushori uellsian pritet të largohet nga “Emirates” në fund të këtij stinori si lojtar i lirë, pasi topçinjtë nuk i kanë ofruar kontratë të re, dhe klubi i tij i ardhshëm pritet të jetë Juventusi.

“Ai ka pasur mjaft sukses në Angli dhe pritet të ketë një aventurë të re, diçka që ndoshta ai ka nevojë”, ka thënë Collison, trajner uellsian i West Ham U16.

“Do të jetë ndoshta e vështirë për të, mirëpo Juve është një skuadër e mirë, ata do të luftojnë për tituj”.

“A është gabim i Arsenalit që po e lë të shkojë Ramseyn? Po, shumë thjeshtë, po”.

“E shikoni në ndeshjet e fundit, ata kishin vështirësi pa një lojtar magjik, siç është Ramsey, ai di si të luajë, ai e njehë fushën dhe hapësirën”.

(Kosova Sot)