Klopp flet për Bielsan, i cili spiunoi kundërshtarët

  • 18 January 2019 - 19:11
Klopp flet për Bielsan, i cili spiunoi kundërshtarët

Jurgen Klopp ka folur kundër Marcelo Bielsas, i cili ka dërguar spiunë tek të gjithë kundërshtarët e skuadrës së tij, Leed United, në Championship.

Kloppi e ka komentuar këtë gjest të trajnerit Bielsa, ku ka thënë se stërvitjet nuk janë për të gjithë

“Nuk është problem i madh nëse dikush i shikon pjesën më të madhe të stërvitjeve, mirëpo për ato që i konsiderojmë më sekrete, ne vendosim perdet”, ka thënë Klopp.

“Ne i përdorim perdet në[ disa stërvitje sepse nuk janë për të gjithë”.

“Ti mund të kuptosh shumë gjëra si dhe pozicionimin e lojtarëve në fushë apo gjatë ndërprerjeve. Të gjithë duan këto informacione, por normalisht askush nuk i merr”.

“Unë e respektojë atë shumë mirëpo nuk duhet të jetë siç është”. 

(Kosova Sot)