Martial afër kontratës së re me Manchesterin

  • 18 January 2019 - 19:55
Martial afër kontratës së re me Manchesterin

Sulmuesi francez i Manchester Unitedit, ka arritur një marrëveshje me klubin për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Këto informacione i ka konfirmuar agjenti i Martialit, Philippe Lass, ku disa detaje kanë mbetur për t’u finalizuar.

Martial është duke kaluar formë të mirë në këtë stinor, sidomos që prej se ka ardhur në stol trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

23-vjeçari në këtë stinor ka shënuar 9 gola dhe ka 1 asistim në 23 paraqitje në të gjitha garat. 

(Kosova Sot)