Kosielny shënoi golin më të çuditshëm të sezonit

  • 19 January 2019 - 20:14
Kosielny shënoi golin më të çuditshëm të sezonit

Mbrojtësi i Arsenalit shënoi golin e dytë sot kundër Chelsea, por ky gol ishte i veçantë dhe rrallë shënohet në futboll

Kosielny shënoi në minutën e 39-të të ndeshjes, derisa asistues i tij ishte Sokratis.

Por, kur të gjithë menduan që ai e goditi topin me kokë, nuk ishte kështu.

Kosielny e goditi topin me krah dhe ai përfundoi në këndin e majtë të portës së Kepas.

Arsenali është duke fituar 2-0 kundër Chelsea në derbin londinez që po zhvillohet në Emirates Stadium. 

 

(Kosova Sot)