Solskjaer arrin këtë rekord me Manchesterin

  • 19 January 2019 - 21:17
Solskjaer arrin këtë rekord me Manchesterin

Golat e Paul Pogbas dhe Marcus Rashfordit kanë bërë që norvegjezi të arrij një rekord si trajner i Manchesterit, i cili nuk ka humbur asnjë ndeshje prej që është në stolin e djajve të kuq

Trajneri i brendshëm i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka arritur një rekord të ri me klubin prej që ka startuar si menaxher i skuadrës nga Premier Ligë.

Norvegjezi, ka sjell një epokë të re në Old Trafford prej që e mori skuadrën nga Jose Mourinho në dhjetor, derisa nuk e ka humbur asnjë ndeshje. Madje ai i ka të gjitha fitore.

Pasi kishte shkëlqyer si lojtar me United, ai ka arritur që të këtë suksese të mëdha me klubin prej fitores së parë kundër Cardiffit 5-1.

Djejtë e kuq tani kanë fituar 5 nga ndeshjet e tjera pas kësaj ndeshje, një ecuri që përfshin edhe fitore në rrethin e tretë të FA Cup kundër Reading e cila gjë bën që Solskjaer të këtë startin më të mirë si trajner i United.

Tani, duke falëndëruar fitoren 2-1 kundër Brightonit, ish sulmuesi mban rekord në ligë.

Paul Pogba dhe Marcus Rashford shënuan në pjesën e parë për të vendosur në pozitë të mirë vendasit.

Golin e vetëm për Mjellmat e shënoi Pascal Gross kurse Solskjaer arriti edhe një fitore tjetër.

Më gjashtë fitore në Premier Ligë ai tani ka kaluar të ndjerin Sir Matt Busby, i cili kishte fituar pesë ndeshjet e tij të para në Divizionin e Parë pasi kishte marrë klubin më 1945. 

 

(Kosova Sot)