Klopp e konsideron “lehtësim të madh” fitoren kundër Palace

  • 19 January 2019 - 22:14
Klopp e konsideron “lehtësim të madh” fitoren kundër Palace

Reds u desh ta përmbysin rezultatin në ndeshjen e së shtunës kundër Kanarinave, në të cilën ndeshje u shënuan shtatë gola, aq pikë sa ka diferencë Liverpool me Cityn në krye të tabelës

Jurgen Klopp e ka pranuar se tani “merr frymë shlirë” pasi që Liverpooli i tij arriti që të fitojë me dramë kundër Crystal Palace në Premier Ligë me rezultat 4-2.

“Është një lehtësim i madh”, tha menaxheri i Liverpool për BBC Sport. “Ne e dinim për arsye të ndryshme që kjo ndeshje do të jetë e vështirë. Crystal Palace tradicionalisht luan mirë kundër Liverpool dhe me anën fizike të tyre më të mirë u pa që për ne nuk do të jetë lehtë që në pjesën e parë”.

“Ata janë shumë të mirë në kundërsulme dhe ndërprerje, Ëilfried Zaja është një lojtar klasi botëror dhe shumë i rrezikshëm në situata një për një, ku ai pasoi të goli i parë. Ne u desh të mendojmë pozitivisht, pasi që goli ishte një goditje e madhe, neve na u desh kjo fitore dhe e arritëm atë në pjesën e dytë”.

“Rezultati është masiv, ne kemi tani 60 pikë dhe kjo është çmenduri, është një numër i rëndësishëm. Jam me të vërtetë krenar, pak gjëra kanë ndodhur që ne nuk kemi nevojë, ne jemi pak keq me lojtarë për shkak se disa janë lënduar dhe kanë nevojë për rikuperim”.

Klopp ka folur edhe për dy golat e Salah ku ai arriti 50 gola në 72 paraqitje në Premier Ligë, ku vetëm tre lojtarë kanë arritur të shënojnë më shpejt se ai.

“Ai është një lojtar klasi botëror”, tha Klopp për superyllin e Egjiptit. “Thjesht lojtar klasi”. 

 

(Kosova Sot)