Sarri i quan lojtarët e Chelsea “mentalisht të dobët”

  • 19 January 2019 - 23:00
Sarri i quan lojtarët e Chelsea “mentalisht të dobët”

Blutë nuk kishin “dhëmbë” për t’ia treguar sot Arsenalit, kurse menaxheri i tyre i ka quajtur lojtarët e tyre mentalisht të dobët

Maurizio Sarri i ka kritikuar lojtarët e tij pas humbjes 2-0 nga Arsenalit, duke thënë se lojtarët e tij është “shumë vështirë që të motivohen  për lojë”.

Mbrojtja e Chelsea ishte shumë e thyeshme sot në Emirates, ku kanë mundur të pësojnë edhe më shumë gola para se Lacazette të shënonte nga një kënd i ngusht golin e parë.

“Me duhet të them se jam jashtëzakonisht i hidhëruar me këtë humbje sepse vije nga mentaliteti i jonë”, tha Sarri për Gazetarët.

“Ata ishin shumë më të përkushtuar se sa ishim ne dhe nuk mund ta pranoj këtë. Ishte një ndeshje e njëjtë si me Spurs-kam folur me lojtarët dhe kam menduar që e kemi zgjedhur këtë problem”.

“Dëshiroj të flas për taktikat por duket se ky grup i lojtarëve e ka shumë të vështirë që të jetë i motivuar për lojë”.

“Mendoj që kur ju hyni në ndeshje të tilla, ku një skuadër është më e përkushtuar pastaj nuk mund të flisni për taktika. Niveli i përkushtimit të tyre ishte shumë më i mirë se ndeshja e jonë”. 

 

(Kosova Sot)