Gol i bukur i Rexhbeçajt për Wolfsburgun

  • 20 January 2019 - 18:47
Gol i bukur i Rexhbeçajt për Wolfsburgun

Elvis Rexhbeçaj është shënuar në listën e realizatorëve të Wolfsburg sonte kundër Schalkes

Mesfushori kosovar ka startuar për ekipin gjerman, derisa 21 vjeçari ka shënuar golin e barazimit në minutën e 20 të ndeshjes.

Ndeshja mes Schalke 04 dhe Wolfsburg është njëri nga derbit e kësaj jave në Bundesligën gjermane.

Ky është goli i dytë i Elvisit në Bundesligë.

Kosovari ende nuk ka zgjedhur që të mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës, derisa për të thuhet se është duke pritur një ftesë nga Kombëtarja gjermane.

 

(Kosova Sot)