Sonte derbi i Serie A, Napoli-Lazion, starton Strakosha

  • 20 January 2019 - 19:36
Sonte derbi i Serie A, Napoli-Lazion, starton Strakosha

Napoli do të detyrohet të luaj pa katër lojtarë kryesor në këtë ndeshje, megjithatë Dries Mertens është rikuperuar, përderisa Ciro Immobile mund ti jep fund tabusë së Lazios që nuk dinë për fitore kundër Napolit. Edhe pse janë katër shqiptarë në të dyja skuadrat, në portë për Lazion ka startuar vetëm Strakosha

Ndeshja do të luhet sonte në stadiumin San Paolo në Napoli.

Napoli dëshiron që ti rikthehet fitoreve pas humbjes kundër Interit, derisa Kalidou Koulibaly dhe Lorenzo Insigne nuk do të luajnë dy ndeshje për napolitanët.

Apelimi për suspendimin e senegalezit është reduktuar për shkak të koreve raciste kundër tij nga tribunat, e ku pas përjashtimit tifozët e Interit duartrokitën me sarkazëm pas largimit të tij nga fusha.

Allan po ashtu është i suspenduar, me kapitenin Marek Hamsik që është i lënduar, por lajmi i mirë për Carlo Ancelottin është se Raul Albiol dhe Mertens pritet që të startojnë.

Kevin Malcuit dhe Mario Rui po ashtu do të startojnë në anët e mbrojtjes duke lënë Elseid Hysaj dhe Faouzi Ghoulam në bankë.

Lazio në këtë takim hynë vetëm me mungesën e Adam Marusic që është i suspenduar për dy ndeshje, me Valon Berishën e lënduar, kështu që Senad Lulic pritet që të startojë në krabh e Jordan Lukaku në të majtë.

Lucas Leiva dhe Sergej Milinkovic-Savic pritet që ti jepin mbështetje napolitanit Immobile në sulm, i cili kurrë nuk ka shënuar gol në San Paolo.

Lazio ka arritur vetëm një pikë nga shtatë takimet e fundit me Napolin, kurse fitoren e fundit e ka në majin e vitit 2015 ndeshje që vendosi për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ku Gonzalo Higuain e kishte humbur penalltinë.

 

(Kosova Sot)