Salah tregon se si ndikuan këshillat në zhveshtore për fitoren kundër Crystal Palace

  • 20 January 2019 - 20:02
Salah tregon se si ndikuan këshillat në zhveshtore për fitoren kundër Crystal Palace

Shqiponjat e Londrës ishin klubi i parë që shënuan tri gola kundër Reds këtë sezon, por egjiptiani ka lavdëruar shpirtin luftarak të skuadrës

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka treguar se si bisedat në pauzë të pjesës së parë kanë ndikuar për rikthimin e Liverpool dhe fitoren nga Crystal Palace.

Reds e humbën pjesën e parë 1-0, por shënuan katër gola në pjesën e dytë, ku Liverpool arriti fitoren e 19 në Premier Ligë këtë sezon.

“Ne e prisnim para ndeshjes që kjo ndeshje do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, tha egjiptiani për BBC Sport pas ndeshjes.

“Pjesën e parë ata luajtën mirë dhe luajtën mirë edhe në pjesën e dytë por ata qëndronin më afër në zonë dhe ishte një ndeshje e vështirë. Por, në fund, pjesa më e rëndësishme është rezultati dhe ne kishim rezultat të mirë”.

“Ne shënuam tre gola, ishte e vështirë pak por ne duhet ta pranojmë këtë. Ky është futbolli dhe ne duhet të jetojmë me këtë”.

“Ne biseduam me njëri tjetrit në pjesën e parë dhe ne kemi një mentalitet të fortë sidomos kur kemi rezultat të ngushtë”.

“Kjo është një kohë e rëndësishme për ne, kur vuajmë ne jemi më të fuqishëm në mendje kështu që ne biseduam me njëri tjetrin dhe menaxheri po ashtu na dha disa informacione dhe ne luajtëm mirë dhe ne e merituam ta fitojmë këtë ndeshje”.

Salah shënoi dy gola kundër Crystal Palace, që do të thotë se arriti 50 gola në Premier Ligë.

Të dyja golat erdhën pas një reagimi të shpejtë të sulmuesit duke kaluar mbrojtjen e ashpër të Palace, kurse goli tjetër erdhi pas disa gabimeve të pafalshme të portierit Julian Speroni.

Kjo do të thotë se Salah ka shënuar 16 gola këtë sezon dhe është i pari në listë për gola në Angli.

Megjithatë, nuk ishte një ditë e mirë për 26 vjeçarin pasi që ai është kritikuar për simulime të vazhdueshme sidomos për këtë ndeshje gjatë përballjes me ish mbrojtësin e Reds, Mamadou Sakho.

Fitorja e Liverpool kundër Palace bën që ekipi i Jurgen Klopp të jetë katër pikë para Cityt në krye të tabelës, të cilët sot fituan me rezultat 3-0 kundër Huddersfield.

Liverpool do të kthehet në aksion në Premier Ligë kundër Leicester City pas 11 ditëve, më 30 janar.

 

(Kosova Sot)