Roma dhe Interi “ia kanë vënë syrin” Duvan Zapatas?

  • 20 January 2019 - 20:29
Roma dhe Interi “ia kanë vënë syrin” Duvan Zapatas?

Roma dhe Interi raportohet se ia kanë “vënë syrin” sulmuesit të Atalantas Duvan Zapata, i cili ka shënuar 14 gola në tetë ndeshje në Serie A

Kolumbiani ka treguar se është një talent premtues, por duket se forma e tij është rritur pasi në stol është Gian Piero Gasperini.

Ai e ka gjetur rrjetën 14 herë në tetë ndeshjet e fundit, kurse sot shënoi 4 gola në fitoren 5-0 kundër Frosinones.

Duvan Zapata kombinon fuqinë dhe anën fizike derisa si dhe gatishmërinë për të vepruar shpejt në situata të caktuara.

Sipas Calciomercatoweb.it, këto karakteristika kanë bërë që ai të jetë në listën e dëshirave të Romës dhe Interit.

Giallorossi për momentin kanë më shumë nevojë për të, pasi që Patrik Schick dhe Edin Dzeko të dy janë duke vuajtur për të qenë në formë dhe fizikisht mirë.

Kushdo që e do Zapatan në skuadrën e tyre duhet të paguajnë 40 milionë euro.

27 vjeçari nënshkroi nga Sampdoria në verë për 14 milionë euro me opsion blerjen për 12 milionë.

Ish lojtari i Estudiantes është në Itali prej gushtit të 2013-ës, ku ka luajtur për Napolin, Udinesen, Sampdorian dhe Atalantan. 

 

(Kosova Sot)