Vazhdojnë problemet për Tottenham, lëndohet edhe Alli

  • 20 January 2019 - 20:59
Vazhdojnë problemet për Tottenham, lëndohet edhe Alli

Mesfushori i është shtuar listës së lëndimeve në Spurs, pasi që u lëndua në ndeshjen kundër Fulham

Mesfushori i Tottenham Dele Alli ka lënduar muskujt gjatë fitores 2-1 kundër Fulhamit.

Anglezi ishte në garë me anësorin e Fulhamit, Ryan Sessegnom dhe doli në tribuna ku u pa që pati zgjatje të muskujve.

Alli u pa që e preku anën e pasme të këmbës së tij pas kësaj goditje të reklamave, që dukej se kishte dhimbje.

Pas këtij incidenti ai u zëvendësua me Georges-Kevin Nkoudou ku kishin mbetur edhe pesë minuta pa përfunduar ndeshja.

Pas ndeshjes, menaxheri Mauricio Pochettino nuk ishte i sigurt se sa serioz është ky lëndim.

“Është këmba e tij e majtë, shpresoj që mos të jetë problem i madh, por ne kemi nevojë që t’i bëjmë disa analiza”, tha trajneri argjentinas. 

 

(Kosova Sot)