Humbi thellë nga Prishtina, Trepça paralajmëron ‘fshesë’ në ekip!

  • 20 January 2019 - 22:00
Humbi thellë nga Prishtina, Trepça paralajmëron ‘fshesë’ në ekip!

KB Trepça sot u deklasua nga KB Prishtina në Prishtinë me rezultat 105:49 dhe duket se drejtuesve të këtij klubi kosovar nuk i ka pëlqyer ky rezultat

KB Trepça sot ka pësuar njërën prej humbjeve të saj më turpëruese në histori kundër KB Prishtinës në sallën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Xehtarët humbën me rezultat 105:49 dhe kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit mitrovicas për të bërë disa ndryshime në klubin e tyre.

“Pas disfatës seë turpshme sonte, në KB Trepça do të këtë ndryshime të lojtaret e huaj. Edhe vendoret do të disiplinohen sepse peër KB Trepça duhet te luftohet s’ka dorzim para askujt! KB Trepça nuk meriton këso rezultati”, shkruan në një reagim në faqen zyrtare të këtij klubi në Facebook.

Në ndeshjen e sotme kundër KB Prishtinës më i miri për Trepçën ishte Besnik Azemi që shënoi 15 pikë, bëri shtatë kërcime dhe pati dy asistime.

Kurse për KB Prishtinën më i miri ishte Dardan Berisha më 16 pikë, pesë asistime dhe një kërcim.

Pas xhiros së 15, KB Prishtina është e para më 30 pikë kurse KB Trepça gjendet në pozitën e katër më 22 pikë. 

 

(Kosova Sot)