Napoli nuk lejon befasi, mposht Lazion e shqiptarëve

  • 20 January 2019 - 23:08
Napoli nuk lejon befasi, mposht Lazion e shqiptarëve

Napoli ka mposhtur me rezultat 2-1 Lazio në San Paolo sot, në një ndeshje të bukur ku edhe pse Lazio humbi, Thoma Strakosha, portieri i Kombëtares shqiptare pati një paraqitje të mirë sonte

Lazio ka katër vite që nuk ka arritur ta mposht Napolin dhe ky agjërim i skuadrës nga kryeqyteti italian vazhdojë edhe sonte.

Dy golat në pjesë të parë të shënuara nga Callejon dhe Milik mjaftuan që Napoli të fitonte, derisa Lazio e ngushtoi epërsinë në pjesën e dytë por luajti me një lojtarë më pak nga minuta e 70’të.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për vendasit. Ata goditën disa herë shtyllën dhe po mos të ishte Strakosha, Lazio do të kishte pësuar më shumë gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 34-të nga Callejon i cili u asistua nga Mertens, kurse tre minuta pas, Milik ekzekutoi në mënyrë përfekte një goditje të lirë e cila përfundoi në këndin e majtë të portës së Strakoshës.

Në pjesën e dytë Lazio ishte më e mirë dhe arrin që të kthehet në lojë pasi që Immobile ngushton epërisinë në minutën e 64-të ku u asistua nga Correa.

Lazio ngadalë po kthehej në lojë por Acerbi shkakton ndërhyrje të ashpër dhe përjashtohet me të kuq në minutën e 70-të.

Pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, Lazio sulmoi më shumë dhe ishte afër të barazonte, por Napoli ishin shumë të rrëzikshëm me kundërsulme.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 dhe Napoli arkëton tri pikë të radhës që e dërgojnë atë në kuotën e 47 pikëve, gjashtë më pak se Juventus që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe që i prin tabelës në Serie A.

 

(Kosova Sot)