Plepolli: Në Kosovë ka shumë shikues, por nuk ka cilësi

  • 21 January 2019 - 08:48
Plepolli: Në Kosovë ka shumë shikues, por nuk ka cilësi

Në pranverë pritet që numri i tifozëve të rritet  

"Mungesa e shikuesve nuk është për faj të kushteve, por të cilësisë. Para luftës kemi luajtur në fusha të improvizuara, por kemi pasur 7-8 mijë shikues në çdo ndeshje, kjo pasi kualiteti ka qenë i mirë. Pra, publikun në stadium e sjell vetëm kualiteti", ka thënë për gazetën "Kosova Sot", Arsim Plepolli 

Futbolli i Kosovës po i bën tre vjet që është pranuar në arenën ndërkombëtare, megjithatë shumë gjëra vazhdojnë të mbesin jo në nivelin e dëshiruar. Padyshim, pika më shqetësuese vazhdon të mbetet shikueshmëri. Kosova njihet si një vend shumë futbolldashës dhe këtë e ka dëshmuar më së miri koha e paraluftës, por edhe në kohën e izolimit pas luftës, kur ndeshjet përcilleshin në numër shumë të madh të shikuesve, edhe pse ato ndeshje luheshin në një fushë që më shumë i ngjasonte një are sesa një fushe futbolli. Tash, kur kushtet janë përmirësuar dukshëm dhe shumë lojtarë të huaj kanë zbarkuar në klubet tona, stadiumet janë pothuaj të zbrazëta. Shumë ndeshje luhen në praninë e jo më shumë sesa 50 tifozëve, çka vërtet është e shëmtuar për një lojë futbolli. Ish- futbollisti i mirënjohur, Arsim Plepolli i cili, përveç në Kosovë, pati fatin të luajë edhe në shumë kampionet evropiane, ka thënë se faji pse nuk ka shikues është te cilësia dhe organizmi shumë i dobët i klubeve.

Tifozët në stadium shkojnë për futboll të bukur

"Publiku në stadium shkon për të parë lojë atraktive dhe joshëse. Te ne, hiq 2-3 skuadra, kualiteti në ndeshjet e tjera është shumë i ulët. Nëse duam t'i kthejmë tifozët në stadium na duhet shumë punë dhe atë punë profesionale", ka thënë për gazetën "Kosova Sot", Arsim Plepolli, i cili assesi nuk pajtohet me atë se janë kushtet shumë të këqija në stadium, ku tifozët nuk kanë as ku të ulen, ato që po i shtyjnë tifozët të qëndrojnë larg stadiumeve. "Jo, unë nuk pajtohem me atë që nuk janë kushtet optimale për të përcjellë një ndeshje. Unë them se tash kushtet janë perfekte. Marrim shembull ndeshjet e paraluftës kur kemi luajtur në Llukar dhe fusha të tjera të improvizuara, por kemi pasur 7-8 mijë shikues në çdo ndeshje, kjo pasi ka pasur kualitet. Pra, publikun në stadium e sjell vetëm cilësia dhe asgjë tjetër", ka vlerësuar për "Kosova Sot", Plepolli.

Tifozët në stadium shkojnë për futboll të bukur "Publiku në stadium shkon për të parë lojë atraktive dhe joshëse. Te ne, hiq 2-3 skuadra, kualiteti në ndeshjet e tjera është shumë i ulët. Nëse duam t'i kthejmë tifozët në stadium na duhet shumë punë dhe atë punë profesionale", ka thënë për gazetën "Kosova Sot", Arsim Plepolli, i cili assesi nuk pajtohet me atë se janë kushtet shumë të këqija në stadium, ku tifozët nuk kanë as ku të ulen, ato që po i shtyjnë tifozët të qëndrojnë larg stadiumeve. "Jo, unë nuk pajtohem me atë që nuk janë kushtet optimale për të përcjellë një ndeshje. Unë them se tash kushtet janë perfekte. Marrim shembull ndeshjet e paraluftës kur kemi luajtur në Llukar dhe fusha të tjera të improvizuara, por kemi pasur 7-8 mijë shikues në çdo ndeshje, kjo pasi ka pasur kualitet. Pra, publikun në stadium e sjell vetëm cilësia dhe asgjë tjetër", ka vlerësuar për "Kosova Sot", Plepolli.

Çmimi i biletave, i arsyeshëm

Plepolli nuk pajtohet me konstatimin e disa analistëve, të cilët vlerësojnë se standardi jetësor i qytetarëve po bën që ata të qëndrojnë larg stadiumeve. Sipas tij, çmimi i biletave në disa ndeshje 1 euro e në disa të tjera 2 euro, nuk është i lartë. "Nuk e besoj se është standardi financiar ai që po u pamundëson tifozëve të jenë në stadium. 2 euro një biletë, për mendimin tim, nuk e ndalon dikë që të mos shkojë në një ndeshje futbolli. Unë mendoj se tifozin po e ndalon cilësia jo e mirë. Ne jemi një popull që e duam sportin, e sidomos futbollin, dhe kur shkojmë në stadium duam lojë të bukur", ka vlerësuar Plepolli për gazetën "Kosova Sot", sipas të cilit një pjesë të mirë të fajit e kanë klubet që po udhëhiqen nga njerëz jo të futbollit. "80 për qind në klubet tona punojnë njerëz që nuk kanë lidhje me futbollin apo organizimin. Ata nuk dinë të bëjnë as reklama e nuk dinë as si të sillen në stadium. Nuk e dinë as me kënd po luajnë e as qysh të presin publikun. Paraja nuk i kryen të gjitha punët, futbolli ka goxha njëfarë filozofie dhe duhet njohur mirë për ta udhëhequr si duhet", ka përfunduar Arsim Plepolli.

(Kosova Sot)