Lojtari 14-vjeçar vdes në fushë, shkak ataku kardiak…

  • 21 January 2019 - 17:27
Lojtari 14-vjeçar vdes në fushë, shkak ataku kardiak…

Një lojtar 14-vjeçar ka ndërruar jetë në Pyrenees-Atlantiques si pasojë e një ataku kardiak.

Lajmi u bë i ditur nga klubi ku ai luante, përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook.

Ndër të tjera në postim thuhej: “FC Lescar është në zi, një nga lojtarët tanë vdiq këtë mëngjes në fushën e lojës”.

Qendra e ndihmës së shpejtë tha se vdekja e tij erdhi menjëherë pas sulmit në zemër.

Image

 

Loja u ndërpre ndërkohë që të dyja skuadrat deklaruan se në vijim të ndeshjeve të ardhshme mes tyre, loja në fushën e blertë do të paraprihet nga një minutë heshtje në nderim të lojtarit që ndërroi jetë.

(Kosova Sot)