Statistikat që tregojnë se Mbappe është më i miri në Francë, e lë pas edhe Neymarin

  • 22 January 2019 - 10:35
Statistikat që tregojnë se Mbappe është më i miri në Francë, e lë pas edhe Neymarin

Statistikat e nxjerra nga ndeshjet e fundit të këtij sezoni të Ligue 1 lënë të kuptohet se francezi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, është lojtari më i mirë në ligën franceze, më i mirë se edhe bashkëlojtari i tij, Neymar.

Përkundër moshës së tij, Mbappe është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes mediatike, veçanërisht gjatë kohës së fundit pasi u bë adoleshenti i parë që nga Pele në vitin 1958, i cili arriti të shënonte gol në finalen e Kupës së Botës, ku ai triumfoi bashkë me Kombëtaren e Francës.

Mbappe arriti t’i sigurojë plot 99.8 pikë nga gjithsej 100, falë edhe het-trikut në ndeshjen e fundit. Këto tri gola të shënuara kundër Guinampit të shtunën bënë që ai t’i ketë arritur 17 gola këtë sezon, rekordi ky më i mirë për 20-vjeçarin deri më tani.

Menjëherë pasi tij renditet bashkëlojtari i tij, Edinson Cavani, i cili është pjesë e rëndësishme e sulmit të PSG-së dhe arriti edhe vet t’i shënojë tri gola në ndeshjen e fundit kundër Guingampit, të cilët kampionët francezë e fituan me rezultat 9-0.

Ndërsa, Neymari, i cili i shënoi dy gola në këtë ndeshje dhe e asistoi një tjetër, mbetet në pozitën e tretë, me plot 99.4 pikë. Tucheli e përdori brazilianin si mesfushor sulmues dhe ish-ylli i Barcelonës kombinoi mjaft mirë me Mbappen për ta goditur rëndë mbrojtjen e kundërshtarëve.

Në top pesë lojtarët e Ligue 1 renditet edhe një futbollist tjetër i PSG-së, Dani Alves. Edhe pse sapo është kthyer nga lëndimi, ai i ka shërbyer mjaft mirë klubit francez duke luajtur në zemër të mesfushës, për shkak të problemeve me lëndime që i ka për momentin PSG-ja në këtë pozitë.

Ylli i Strasbourgut, Ludovic Ajorque , pozicionohet në vendin e katërt në këtë renditje të Ligue 1. Ai është treguar mjaft i mirë këtë sezon, përkundër që është viti i tij i parë në Ligue 1. Ai i shënoi dy gola dhe e asistoi një tjetër në ndeshjen kundër Monacos. 

(Kosova Sot)